Arrestohet në Prishtinë 46-vjeçari i dënuar për pastrim parash
Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person i dënuar për pastrim të parave.
Njoftimi:
Arrestohet një person i dënuar për pastrim të parave
Prishtinë, 27 Mars 2026– Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar:
– B.SH. mashkull, 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 1 vit e 4 muaj për veprën penale “Pastrim i parave”.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit



