Kosova U21 mposhtet nga Rumania në Prishtinë
Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën U21 ishte sonte nikoqire e kombëtares U21 të Rumanisë.
Kryeziu debutoi me humbje në krye të kombëtares U21, pasi e zëvendësoi Afrim Tovërlanin, i cili e la Kosovën për Prishtinën.
Kosova U21 u mposht 1-0 nga Rumania, në takimin e luajtur në “Fadil Vokrri”.
Golin për rumunët e shënoi Ioan Vermesan, në minutën e 67-të të takimit, pas një gabimi të rëndë të portierit Laurent Shejit.
Kosova më nuk arriti të kthehet në ndeshje dhe tri pikët i morën rumunët.
Me këtë fitore, mysafirët ngriten në pozitën e tretë në tabelë, me dhjetë pikë, dy më shumë se Kosova, që bie e katërta me tetë pikë.
Vendi i parë i përket Spanjës me 18 pikë, derisa Finlanda është e dyta me 13 pikë.
Evropiani U21 i vitit 2027 do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.



