Rritja e çmimeve të naftës, LDK mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për çmimet e naftës.
Siç mëson Klan Kosova kjo seancë pritet të mbahet javën tjetër, kurse dita dhe ora nuk është specifikuar.
40 nënshkrimet për këtë kërkesë janë siguruar nga LDK dhe partitë tjera opozitare.
Kujtojmë se pas fillimit të konfliktit në mes Iranit-SHBA dhe Izraelit çmimet e naftës në vend kanë shënuar rritje të ndjeshme.



