Arifi: Që nga ardhja e Kurtit në pushtet, Gashi promovon narrativën se komandantët e UÇK-së janë hajna e kriminelë

Arifi: Që nga ardhja e Kurtit në pushtet, Gashi promovon narrativën se komandantët e UÇK-së janë hajna e kriminelë

Ish-ambasadori Avni Arifi është shprehur i habitur me reagimet e shumta që kanë ardhur ndaj skandalit me ekspozitën e Shkëlzen Gashit.

Arifi ka theksuar se Gashi “ka qenë promotor kryesor i mentalitetit të VV-së karshi Kosovës”.

“Prej që ka ardhë Kurti në pushtet, Gashi ka qenë promotor i narrativës së UDB-së se Kosova është shkatërruar që 20 vjet, që komandantët e UÇK-së kanë qenë hajna”, shkroi ai mes tjerash

 

Postimi i plotë:

Hiç s’po e kuptoj pse gjithë ky reagim ndaj skandalit me ekspozitën e Shkëlzen Gashit. Mos u bëni “francuza”, qysh thotë populli. Ky tip ka qenë promotor kryesor i mentalitetit të VV-së karshi Kosovës, qeverisjes dhe karshi çdo zhvillimi në Kosovë. Prej që ka ardhë Kurti në pushtet, Gashi ka qenë promotor i narrativës së UDB-së se Kosova është shkatërruar që 20 vjet, që komandantët e UÇK-së kanë qenë hajna e kriminelë dhe se, në mes të tjerash, Marrëveshja e Rambujesë nuk është dashur kurrë me u nënshkru. Vjellje, vjellje për çdo vlerë të këtij vendi. Ekspozita është ekspozim i këtij mentaliteti. Qaq.

Shpërndaje në: