Gjyqtari i njohur anglez do ta drejtojë ndeshjen finale mes Kosovës dhe Turqisë

Gjyqtari i njohur anglez do ta drejtojë ndeshjen finale mes Kosovës dhe Turqisë

Kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në ndeshjen më të madhe në historinë e kombëtares së Kosovës, është mësuar edhe gjyqtari i ndeshjes.

Ndeshja finale e “play-offit”, Kosovë – Turqi do të zhvillohet më 31 mars, dhe do të drejtohet nga gjyqtari i njohur anglez, Michael Oliver.

Ky ballafaqim zhvillohet të martën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Asistentë të Michael Oliverit do të jenë Stuart Burt dhe James Mainëaring, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Christopher Kavanagh.

Fituesi i ballafaqimit Kosovë – Turqi do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paraguait dhe Australisë, në grupin për Kupën e Botës 2026.

Kupa e Botës do të zhvillohet nga 11 qershori 2026, deri më 19 korrik 2026.

Shpërndaje në: