Kthehet ora verore, të dielën akrepat do të lëvizin 60 minuta para
Nesër (e diel) kthehet ora verore. Akrepat do të lëvizin 60 minuta përpara. Lëvizja do të ndodhë gjatë natës, në orën 02:00, kur akrepat do të zhvendosen në orën 03:00.
I pari që teorizoi përdorimin e kohës së verës ishte, Benjamin Franklin, i cili përshkroi udhëzimet në esenë e tij “Projekti ekonomik për të ulur koston e dritës”.
Sipas disa studiuesve, thuhet se koha verore sjell përfitime më të mëdha për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë gjatë orëve të mbrëmjes për të prodhuar melatonin dhe për të siguruar pushimin e duhur.
Megjithatë, për shkak të krizës energjetike të periudhës së fundit, shumë po kërkojnë braktisjen përfundimtare të orës diellore, duke adoptuar orën verore gjatë gjithë vitit, transmeton RTSh.
Kjo në fakt është një mundësi e parashikuar nga Bashkimi Evropian, i cili në vitin 2019 miratoi një direktivë që u lë në dispozicion shteteve anëtare.



