Miftaraj i kërkon me urgjencë Konjufcës të tërheq librin e Gashit të blerë nga MPJD-ja
Juristi Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi i ka kërkuar kryediplomatit Glauk Konjufca që me urgjencë t’i tërheq librat e Shkëlzen Gashit të blera nga MPJD-ja kur udhëhiqej nga Donika Gërvalla, e cila rreth 500 kopje i ka shpërndarë edhe nëpër ambasada të Kosovës nëpër botë.
Positmi i Miftarajt:
Halli është që ky liber eshte shit e stershit tek diaspora neper takime me bashkeatdhetarë ne shume vende te Evropes.
Me sa kam dijeni ne keto ngjarje kane marr pjese edhe diplomate te Kosoves ne keto vende.
Se paku ne publik ka pas informata se keto libra jane shpernda edhe neper bibloteka neper disa vende te ndryshme te botes.
Ministri i Puneve te Jashtme Glauk Konjufca duhet me urgjence me reagu dhe me i terhjek keto libra qe manipulojne fakte historike mbi luften e fundit ne Kosove.
E per Ju qe po qani pse u hjek ekspozita, bash mire qe po e tregoni veten se sa jeni te manipuluar ose shitur.



