“Ishte marrë gabimisht nga disa shtetas turk”, Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Prishtinës

“Ishte marrë gabimisht nga disa shtetas turk”, Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Prishtinës

Një veturë e tipit Golf 8 u raportua si zhdukje e dyshimtë nga parkingu u Aeroportit “Adem Jashari”.

Por, tani rasti ka marrë kahje tjetër.

Vetura është gjetur në Prizren, bëjnë të ditur burimet e Klankosova.tv, transmeton Periskopi.

Ajo është lokalizuar pas veprimeve hetimore nga Policia.

Pronarët e kishin raportuar rastin te organet e rendit, të cilët e kishin dhënë veturën me qira. Sipas marrëveshjes, automjeti duhej të lihej në parking me çelësat e vendosur te goma, por më pas nuk ishte gjetur në vendin e caktuar.

Por, thuhet se pas dorëzimit fillestar nga ata që ishte marrë me qira, vetura ishte marrë gabimisht nga disa shtetas turq, të cilët duke parë veturën dhe çelësin, kishin hipur në të nga pakujdesia dhe kishin vazhduar rrugën deri në Prizren.

Vetura e tipit Volkswagen është gjetur më pas në Prizren, në parkingun e një qendre tregtare dhe u është dorëzuar pronarëve.

Rasti u konfirmua edhe nga Policia,  përmes zëdhënësit rajonal të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Më datë 29.03.2026, rreth orës 01:15, Stacioni Policor i Prizrenit njofton se vetura Golf VIII, e cila ishte raportuar e vjedhur në Aeroportin e Prishtinës, është gjetur e parkuar në parkingun e një qendre tregtare në Prizren. Policia ka bërë sigurimin e veturës dhe është njoftuar Sektori i Hetimeve nga Stacioni Policor i Lipjanit, të cilët kanë ardhë drejt Prizrenit për të marrë përsipër trajtimin e rastit”, tha Bytyqi.

“Më vonë rreth orës 05:30, nga Stacioni Policor i Prizrenit është njoftuar se pas asistimit të kolegëve të Hetimeve nga Stacioni Policor I Lipjanit lidhur me rastin, janë përfunduar veprimet hetimore- operacionale. Janë intervistuar dyshuarit dhe janë liruar sipas procedurës së rregullt, pasi ka rezultuar se ka pasur një keqkuptim mes pronarit të veturës dhe klientit”, shtoi ai.

Shpërndaje në: