Bayerni reagon: Nuk ishte vetëm Kassai i cili na ‘vrau’, ishte edhe policia spanjolle (Foto)

Bayerni reagon: Nuk ishte vetëm Kassai i cili na ‘vrau’, ishte edhe policia spanjolle (Foto)

Bayern Munchen ka reaguar me një komunikatër për shtyp duke e kritikuar sjelljen e policisë spanjolle që u përlesh me tifozët gjermanë në tribunat e stadiumit Santiago Bernabeu, transmeton Periskopi.

Bayerni nuk kishte problem vetëm me gjyqtarin kryesor të ndeshjes hungarezin, Victor Kassai i cili u kritikua për vendimet e tij kontraverze.

Bayern Munich ka një arsye tjetër për t’u ankuar pas ndeshjes me Real Madridin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Policia spanjolle është përleshur me tifozët gjermanë, duke i rrahur dhe i goditur me shkopin gome përderisa ishte duke u zhvilluar takimi. /Periskopi/

Shpërndaje në: