Turqia mban stërvitjen e fundit para udhëtimit drejt Prishtinës
Kombëtarja e Turqisë ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen ndaj Kosovës, e cila do të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo përballje është finale e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës, duke e bërë atë një nga ndeshjet më të rëndësishme për të dyja përfaqësueset.
🇹🇷 #BizimÇocuklar, Kosova maçı hazırlıklarını tamamladı.
🏃♂️ Merih Demiral, takımdan ayrı çalıştı.pic.twitter.com/wdLpqpRXt8
— A Spor (@aspor) March 30, 2026
Gjatë seancës së fundit stërvitore, mbrojtësi Merih Demiral është stërvitur i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës, duke ngritur pikëpyetje për gjendjen e tij fizike dhe mundësinë e aktivizimit në këtë duel vendimtar.
Turqia synon një rezultat pozitiv për të siguruar biletën për në Kupën e Botës, ndërsa Kosova do të mbështetet te përkrahja e tifozëve vendas për të shkruar histori dhe për të arritur një kualifikim të madh./Periskopi
Montella bën vetëm një ndryshim, mësohet formacioni më i mundshëm i Turqisë ndaj Kosovës



