Fillon protesta e OVL-UÇK’së kundër ekspozitës me pasaktësi për masakrat
Para Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka nisur protesta e thirrur nga OVL-UÇK kundër ekspozitës me pasaktësi “Masakrat në Kosovë 1998–1999” e vendosur dy ditë më parë në qendër të Prishtinës.
Kjo organizatë e kanë cilësuar atë ekspozitë si shtrembërim të së vërtetës për Luftën Çlirimtare.

Për të protestuar janë mbledhur qindra qytetarë para këtij institucioni.
Ekspozita e cila mori kritika të shumta për pasaktësitë e detajeve të masakrave që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë, u përcjell edhe me reagimin e OVL-UÇK.



