“Jemi gati për ndeshjen në Kosovë”, turqit i kryejnë përgatitjet për ndeshjen e madhe
Kombëtarja e Turqisë e ka mbajtur sot seancën e fundit stërvitore në përgatitjet për ndeshjen e nesërme me Kosovën.
Kontingjenti turk do të zbarkojë sot në Prishtinë, ndërsa do ta ketë veç një ecje në stadiumin “Fadil Vokrri”, në fushën ku do të luhet nesër mbrëma ndeshja historike.
Mediumi turk “Sporx” e ka postuar një video ku shihen lojtarët e Kombëtares turke duke ushtruar sot para nisjes për në tokën Dardane, përcjell “Gazeta Express”, transmeton Periskopi.
“Jemi gati për ndeshjen në Kosovë”, shkroi mediumi turk.
Kosova maçına hazırız!💪🇹🇷 pic.twitter.com/shbu5PRehY
— Sporx (@sporx) March 30, 2026
Turqit janë të motivuar dhe optimistë se mund të fitojnë në kryeqytetin kosovar, për të siguruar kualifikimin në Botërorin 2026 pas pritjes prej 24 vjetësh.
Nga ana tjetër, Kosova po ashtu e synon historinë, respektivisht kualifikimin e parë ndonjëherë në një Kupë të Botës.
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 20:45./Periskopi/



