“Ka punuar shumë në reformën në drejtësi”, Haxhiaj i RTK-së i vardiset në mënyrë të pabesueshme Albulena Haxhiut
U.D Kryeredaktori i RTK-së, Blerim Haxhiaj, familja e të cilit ka përfituar gjatë pushtetit të Kurtit mbi 200 mijë euro, dhe është avancuar në pozitë, sonte për mysafirë në “intervistë” e ka pasur Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ai e ka filluar intervistën duke e lavdëruar Haxhiun, me konstatimin se, “… zonja Haxhiu ka punuar shumë në reformën në drejtësi”.
Ndryshe, shumica e projektligjeve të sponzorizuara nga Haxhiu, nuk kanë dhënë efekt, pasi Gjykata Kushtetuese ka gjetur shkelje kushtetuese në projektligjet e saj.



