Kush do ta komentoj ndeshjen Kosovë-Turqi?
Sonte në ora 20:45 Kosova luan ndeshjen historike kundër Turqisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës.
Kjo ndeshje do të transmetohet në televizionin publik RTK.
Këtë ndeshje historike do ta komentoj komentatori legjendar, Arben Berisha.
Ai këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook.
“Kam komentu shumë finale të kampionateve botërore, finale të kampionateve evropiane, finale të ligës së kampioneve e shumë finale tjera, por asnjë në jetën time nuk e ka rëndësinë e finales së vendit tim. Kam parë me sy Messin e Ronaldon duke ngritur trofe me kombëtaret e tyre, por asgjë s’do të doja më shumë se sa ta shihja vendin tim në Kampionat botëror.”, tha Berisha.



