Mbyllet pjesa e parë, pa gola në “Fadil Vokrri”
Është mbyllur pjesa e parë mes Kosovës dhe Turqisë në “Fadil Vokrri”.
Pas 45-minutëshit të parë, finalja e madhe e “play-offit” për kualifikim në Botëror është mbyllur me rezultat të barabartë, pa gola.
Dy kombëtaret patën raste të mira shënimi, me Kosovën që i krijoi dhe nuk i konkretizoi dy sosh.

Turqia rrezikoi më shumë nga ana e portierit Arijanet Muric, me një rast që pati huti në mbrojtjen dardane, por që gjithçka përfundoi mirë.

Kosova pati dy mundësi të mirë me anë të Fisnik Asllanit.
Sulmuesi dardan një herë e goditi shtyllën, pas pritjes fenomenale të Ugurçan Çakir, teksa një tjetër ishte një krosim në zonë, por që i njëjti u prit nga portieri turk, para se të shkonte te Vedat Muriqi.
Fituesi i kësaj përballjeje shkon direkt në Botëror, i cili mbahet gjatë verës, në SHBA, Kanada e Meksikë.



