Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksident në Prizren, një person përfundon në spital

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksident në Prizren, një person përfundon në spital

Një person ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK pas një aksidenti në rrugën “Prishtina” në Prizren.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se aksidenti është shkaktuar nga një person i cili po voziste në gjendje të dehur.

“Është arrestuar i dyshuari pasi dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur veturën e cila drejtohej nga viktima mashkull”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit është dërguar në QKUK për tretman te mëtutjeshëm.

New York Times: Kosova do të kthehet, e mbrëmshmja natë për t’u harruar

Shpërndaje në: