“Nuk është veç një humbje, është ëndërr që u ndal”: Fisnik Asllani emocionon pas humbjes nga Turqia
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka bërë një postim emocionues pas humbjes nga Turqia.
“Nuk është veç një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë”.
“Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë”.
“Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë. Faleminderit Kosovë”, ka shkruar Asllani.



