U bë viral në media, martohet polici shqiptar i Deçanit që shërben në New York
Në një atmosferë festive dhe plot traditë, dje në New York u zhvillua një dasmë madhështore ku kurorëzoi dashurinë e tij polici shqiptar Alban Lekaj.
Me prejardhje nga Deçani, por i lindur dhe i rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Albani festoi këtë moment të rëndësishëm pranë familjarëve dhe miqve të shumtë.
Ai u martua me Ariella Gjonbalaj, e lindur në New York, me rrënjë familjare nga Plava e Malit të Zi. Çifti organizoi një ceremoni të veçantë ku morën pjesë mbi 400 të ftuar, duke e kthyer këtë ngjarje në një festë të vërtetë shqiptare në diasporë.


Dasma u zhvillua sipas traditave të Dukagjinit, duke përfshirë elemente autentike të kulturës shqiptare, që nga veshjet tradicionale, muzika e deri tek zakonet e trashëguara ndër breza.

Kjo dasmë është një dëshmi e gjallë se shqiptarët në Amerikë vazhdojnë të ruajnë dhe kultivojnë identitetin e tyre kulturor. Martesa mes shqiptarëve dhe respektimi i traditave kombëtare mbeten një shembull i fortë i lidhjes me origjinën dhe vlerat tona.













