Ymeri: Me nënshkrimet e opozitës, ZRRE thirret në raportim të premten në Kuvend
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka bërë të ditur se të premten ZRRE-ja do të raportojë në komision të Kuvendit të Kosovës.
Ajo tha se për këtë janë dhënë nënshkrimet e opozitës, ndërsa të Vetëvendosjes jo.
“Du me bo ekskluzive, të premten është thirr në raportim ZRRE’ja. Do të thotë, hala pa u mbledh mirë komisioni, me anë të nënshkrimeve të deputetëve të opozitës, gjë të cilën i falënderoj… ZRRE’n e kemi thirre, së pari kemi thirr mbledhje dhe është raportim. Me katër nënshkrime e kemi thirr. (VV) jo”, tha ajo në T7.



