Trump: Do ta kthejmë Iranin në Epokën e Gurit

Trump: Do ta kthejmë Iranin në Epokën e Gurit

Presidenti amerikan, Donald Trump, sinjalizoi se SHBA është e përgatitur të intensifikojë përgjigjen ushtarake kundër Iranit gjatë “dy deri në tre javëve të ardhshme”.

“Do t’i godasim jashtëzakonisht fort gjatë dy-tre javëve të ardhshme. Do t’i kthejmë në epokën e gurit, aty ku u takon”, tha Trump gjatë një fjalimi në orën kryesore nga Shtëpia e Bardhë.

“Ndërkohë, diskutimet janë duke vazhduar”, vazhdoi presidenti.

“Ndryshimi i regjimit nuk ishte qëllimi ynë. Ne kurrë nuk thamë ndryshim regjimi, por ndryshimi i regjimit ka ndodhur për shkak të vdekjes së të gjithë udhëheqësve të tyre. Ata janë të gjithë të vdekur”, shtoi ai.

Nuk është hera e parë që Trump ka përdorur shprehjen “kthim në epokën e gurit” në lidhje me Iranin.

Më herët sot, Trump në një postim në Truth Social deklaroi se Irani i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara një armëpushim dhe se ai do ta shqyrtojë kërkesën vetëm pasi Irani të ketë rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Deri atëherë, tha ai, “ne po e shkatërrojmë Iranin dhe po e kthejmë në Epokën e Gurit”.

Ndryshe, komenti i presidentit vjen një ditë pasi ai sugjeroi se SHBA mund ta përfundonte luftën me Iranin brenda dy deri në tre javë. /Telegrafi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Kurti tash flet kundër “bllokadave e kleçkave”, kërkon të punojë bashkë, thotë se s’ka nevojë për zgjedhje

Kryeministri Albin Kurti në foltoren e Kuvendit sot kërkoi që të punojnë bashkë dhe tha…

Haradinaj, Kurtit: Ti shpenzon pare, ushqen zagarë, me fy shqiptarë

Ramush Haradinaj ka dalur në foltore dhe ka goditur Albin Kurtin ashpër. Kjo pas fjalimit…

“Vullneti i popullit nuk anulohet me dekret” – Kurti i ‘qëpon’ Vjosa Osmanit

Albin Kurti ka ‘goditur’ Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për dekretin për shpërndarje të Kuvendit…

KS i OKB-së, më 9 prill debaton për punën e UNMIK-ut në Kosovë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS i OKB) të do të debatojë në…

Rezoluta s’u vendos e para, PDK: Shmangie e përgjegjësisë ndaj së vërtetës historike

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka propozuar sot një Rezolutë në Kuvend për…

Kadrijaj, Qeverisë: Marre – tërhiqeni librin e Shkëlzen Gashit

Time Kadijaj, deputetja e AAK-së, ka hedhur kritika ndaj partisë në pushtet, pasi nuk u…

Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim, por prezantim i deklarimit të UDB-së

Deputeti i PDK-së Nait Hasani, i është drejtuar sot Kuvendit të Kosovës me një fjalim…

“Pse s’iu nda paga e 13`të sektorit privat” – Qe çka tha Hekuran Murati

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur për pagën e 13-të. I pyetur…