Pas ndeshjes me Kosovën, portieri turk përfundon në spital
Pas ndeshjes historike me Kosovën të martën, portieri i Turqisë, Ugurcan Çakir, është shtrirë në spital në Stamboll.
Sipas shkrimeve nga mediat turke, portieri po përballet me një virus dhe gjendja e tij po monitorohet nga mjekët.
Siç ka shkruar “haberler”, Galatasaray është alarmuar nga rreziku që portieri të mos jetë në gjendje për ndeshjen me Trabzonsporin në fundjavë.
Ndërsa siç ka shkruar “Sozcu”, portieri edhe në ndeshjen me Kosovën u paraqit me telashe shëndetësore. E pas rikthimit në Turqi, ka kaluar të mërkurën në spital, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.
Galata i shkon Trabzonit të shtunën në ndeshjen e rëndësishme në garën për titull. Galatasaray prin me 64 pikë, ndërsa Trabzoni është i treti me katër pikë më pak.
Çakir ishte i rëndësishëm për Turqinë të martën. Pati disa pritje të mëdha. Turqia në fund fitoi 1:0 dhe u kualifikua në Botëror./Periskopi



