Vlora Çitaku akuzon Kurtin për sulme ndaj mediave: Nxirrni emrat dhe faktet
Sekretarja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe sulm ndaj mediave të lira.
Çitaku kritikoi akuzat e bëra nga Kurti në Kuvendi i Kosovës, ku ai pretendoi se disa media kanë marrë financime nga Serbia.
Ajo i kërkoi kryeministrit që të publikojë prova konkrete për këto pretendime.
“Kush ka marrë para nga Serbia, Albin? Kush? Nxirr emrat. Nxirr faktet. Mjaft më me sulme dhe etiketime të pabazuara kundër mediave të lira”, ka deklaruar Çitaku.
Postimi i plotë:
Skandaloze dhe e papranueshme deklarata dhe sulmet e Albin Kurtit sot nga foltorja e Kuvendit kundër mediave.
Një njeri që ka pasur pushtet pothuajse absolut në Kosovë për gati gjashtë vite, del dhe hedh akuza të rënda, duke pretenduar se media kanë marrë para nga Serbia.
Kjo është përpjekje për të hedhur mjegull dhe për të shmangur përgjegjësinë.
Kush ka marrë para nga Serbia, Albin? Kush? Nxirr emrat. Nxirr faktet.
Mjaft më me sulme dhe etiketime të pabazuara kundër mediave të lira.
Një njeri që mban në pushtet Martin Berishajn, për të cilin janë publikuar fakte për afera milionëshe me GEN-in serb, dhe vazhdon ta mbajë ambasador, nuk ka as kredibilitet moral dhe as të drejtë të sulmojë të tjerët.
Ndërkohë, atij që përhap narracione të UDB-së për masakrën e Dubravës, i financohen botime dhe i promovohen nëpër sheshe e ambasada.
Boll më.



