Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abdixhikun
Kreu i Qeverisë së Kosovës dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë takime javën e ardhshme për temën e presidentit.
Kurti duke shkuar për në seancë të Kuvendit ka thënë se është në kontakt edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.
“Do të ketë takime në javën e ardhshme”, ka thënë Kurti.



