Muratit s`i bëhet vonë për qytetarët, ia ‘ban’ gajlen Qeverisë: Nëse ulim akcizën për naftë i humbim 10 milionë

Muratit s`i bëhet vonë për qytetarët, ia ‘ban’ gajlen Qeverisë: Nëse ulim akcizën për naftë i humbim 10 milionë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar propozimin e opozitës për uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, duke thënë se kjo masë do të kishte efekt shumë të vogël për qytetarët, por humbje të mëdha për buxhetin e shtetit.

Murati deklaroi se ulja e akcizës për 16 centë për një familje që shpenzon rreth 50 litra naftë në muaj përkthehet në rreth 8 euro kursim në muaj. Sipas tij, kjo shumë është e vogël për qytetarët, ndërsa për buxhetin e shtetit do të nënkuptonte rreth 10 milionë euro më pak të hyra në muaj.

Ai akuzoi opozitën se këto propozime nuk po bëhen për qytetarët, por për bizneset që, sipas tij, i mbështesin këto parti. Murati kujtoi edhe kohën kur Qeveria kishte filluar shtesat për fëmijë prej 10 euro në muaj, për të cilat, sipas tij, opozita kishte reaguar duke i konsideruar si vitra, ndërsa tani po propozon masa që qytetarëve do t’u kursenin edhe më pak.

E deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e akuzoi Muratin se po bën propagandë.

Hajdari si mos me qenë n’Kosovë: Qeveria ka ndërhyrë për çmimet e derivateve të naftës

Shpërndaje në: