Deputeti i LDK: Dy ditë pasi morën rrogën e 13-të, qeveria, Vetëvendosjes dhe Listës Serbe nuk janë në sallë
Deputeti i LDK-së Ermal Sadiku ka publikuar foto nga Kuvendi i Kosovës, ku po diskutohet për çmimin e naftës, por që pjesë e saj nuk janë askush nga Qeveria, Vetëvendosje dhe Lista serbe.
“2 ditë pasi morën rrogën e 13-të, komplet qeveria, deputetët e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe nuk janë në sallë”,shkroi mes tjerash Sadiku
Postimi i plotë:
2 ditë pasi morën rrogën e 13-të, komplet qeveria, deputetët e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe nuk janë në sallë. Kur ne përpiqemi të sjellim ide inovative për qytetarët, ata mungojnë.



