Goles i bie barra ta arsyetojë partinë për mungesën në seancë: S’është fer të tërhiqen paralele mes VV-së dhe Listës Serbe
Nënkryetari i LVV-së në Kuvend, Ardian Gola, ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Ermal Sadiku, i cili ka thënë se në seancën e Kuvendit të Kosovës po mungojnë vetëm LVV dhe Lista Serbe.
Gola ka thënë se s’është fer që të bëhën paralele të tilla.
“Në seancë po mungojnë edhe deputetë të tjerë. Cfarëdo përpjekje për të portretu ndonjë mungesë të sinkronizuar është e papranueshme”, ka thënë Gola.



