Mustafa reagon për përplasjen me Egzon Azemin: S’është e lehtë të përballesh me nivel të tillë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur me përplasjen që ka pasur sot me deputetin e Vetëvendosjes, Egzon Azemi.
Mustafa, tha se teksa ai bisedonte me Ardian Golën, Azemi i kishte penguar ata, të cilit, Mustafa i ka kërkuar të mos i ndërhynte, ku më pas Azemi i ishte atij drejtuar me fjalët ‘’mos u bo kastravec’’.
Postimi:
Të nderuar qytetarë,
Sot, isha duke diskutuar me z. Gola që po udhëhiqte seancën.
Erdhi Egzon Azemi dhe na ndërhyri.
I kërkova të mos na ndërhyjë deri ta përfundojmë diskutimin z. Gola dhe unë.
Mu kthye “mos u bo kastravec ktu”.
Nuk e duroj ofendimin nga askush, më së paku nga dikush si ai.
Nga natyra jam shumë i qetë, por dinjitetin tim s’ia kam borxh askuj.
Nuk është e lehtë të përballesh me nivel të tillë që përfaqësojnë njerëz si ai.
I juaji përherë,
Besiani



