Arrestohet një person në Kaçanik për krime lufte ndaj civilëve – I konfiskohet një uniformë të MUP-it serb

Arrestohet një person në Kaçanik për krime lufte ndaj civilëve – I konfiskohet një uniformë të MUP-it serb

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar A.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Hetimi lidhet me ngjarje të ndodhura në fshatin Ivajë dhe zonat përreth në Komunën e Kaçanikut, ku i dyshuari dyshohet se ka kryer krime lufte.

Gjatë kontrollit në banesën e A.D., janë gjetur dhe sekuestruar një armë, dy karikatorë, 30 fishekë, një armë gjuetie ajrore dhe një uniformë e MUP-it.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmojnë përkushtimin e tyre për ndjekjen penale dhe hetimin e të gjitha rasteve të krimeve të luftës së fundit në vend.

Komunikata e plotë; 

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Komunën e Kaçanikut

Prishtinë, 04 prill 2026 – Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar A.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

I pandehuri A.D., dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth në Komunën e Kaçanikut.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar:

· Një armë

· Dy karikatorë

· 30 fishekë

· Një armë gjuetie ajrore

·Uniformë e MUP-it

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmojnë angazhimin në ndjekjen penale dhe hetimin e të gjitha rasteve të krimeve të luftës së fundit në Kosovë.

Shpërndaje në: