Të hënën në ora 11:00 zhvillohet takimi Kurti-Abdixhiku
Të hënën do të zhvillohet takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kurti e ka thirrur në takim Abdixhikun për të biseduar për çështjen e presidentit.
Në një përgjigje për lajmi.net, zëdhënësi dhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka konfirmuar se takimi do të zhvillohet të hënën në ora 11:00.
Takimi do mbahet në objektin e Kuvendit të Kosovës.



