Festa e Pashkëve, Begaj: E mira fiton mbi të keqen, drita mbi errësirën

Festa e Pashkëve, Begaj: E mira fiton mbi të keqen, drita mbi errësirën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i uruar besimtarët katolik shqiptar me rastin e Pashkëve.

Begaj tha se kjo festë përfaqëson triumfin e së mirës mbi të keqen, të dritës mbi errësirën dhe të shpresës mbi vështirësitë.

Ai ndau një mesazh në rrjetin social Facebook, duke uruar paqe, gëzim dhe bekime për të gjitha familjet në këtë ditë të shenjtë.

““Gëzuar Pashkën!

Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën.

Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq.

Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja.

Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja!”, shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e tij”, ka shkruar shefi i Shtetit shqiptar.

Shpërndaje në: