Drita triumfon ndaj Malishevës dhe rimerr “timonin” në Superligë
Drita ka shënuar fitore tepër të madhe në shtëpi ndaj Malishevës, për t’u kthyer si lider në Superligën e Kosovës.
“Intelektualët” triumfuan me rezultat 2-0, sfidë që doli të jetë tepër e baraspeshuar.
Ishte Blerton Sheji që e zhbllokoi epërsinë me një gol të bukur me kokë (32’).
Drita pastaj e mbajti plotësisht posedimin, derisa Malisheva gjithashtu rrezikoi disa herë përmes kundërsulmeve, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Megjithatë, qetësinë tifozëve dhe njëkohësisht për fitoren e Dritës u përkujdes Kristal Abazaj, i cili realizoi pasi dribloi dy lojtarë të Malishevës (65’).
Me këtë fitore, Drita rikthehet si lider me 51 pikë, tre mbi Ballkanin derisa Malisheva zë pozitën e pestë me 40 sosh./Periskopi/



