22 ditë afat për Presidentin, Kurti mbërrin në Kuvend, pas pak takimi me Abdixhikun

22 ditë afat për Presidentin, Kurti mbërrin në Kuvend, pas pak takimi me Abdixhikun

Ka mbërritur në Kuvend, kryeministri i vendit, Albin Kurti për t’u takuar me kreun e LDK-së Lumir Abdixhikun.

Ky është takimi i tretë mes tyre për të njëjtën çështje, ku pritet të diskutohet procesi i zgjedhjes së Presidentit.

Njëherësh, Gjykata Kushtetuese u ka dhënë kohë ligjvënësve të Kosovës mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, pasi e rrëzoi një dekret të ish-presidentes, Vjosa Osmani, më 25 mars për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjedhjes e presidentit në një seancë më 5 mars.

Shpërndaje në: