“Do të rinovoj dhe qëndroj këtu gjatë”, Vinicius Jr gëzon tifozët e Real Madridit

“Do të rinovoj dhe qëndroj këtu gjatë”, Vinicius Jr gëzon tifozët e Real Madridit

Vinicius Jr ka konfirmuar se planifikon të hedh firmën në kontratën e re me Real Madridin, për t’i hedhur poshtë të gjitha zërat për largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Ylli brazilian që një kohë të gjatë është në qendër të vëmendjes te skuadra madrilene pasi kontrata aktuale i skadon më 2027.

Megjithatë, Vinicius e ka bërë të qartë se nuk po mendon të largohet nga gjiganti spanjoll.

“Në kohën e duhur do të rinovoj dhe do të qëndroj këtu për një periudhë të gjatë”.

“Real Madridi është klubi i ëndrrave të mia. Kam edhe një vit kontratë, por jam shumë i qetë. Kam besimin e presidentit Florentino Perez”, deklaroi ai, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Ndërkohë, Real Madridi po përgatit për çerekfinalen ndaj Bayern Munichut në kuadër të Ligës së Kampionëve që zhvillohet të martën mbrëma./Periskopi/

Shpërndaje në: