Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për kthimin në Tokë

Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për kthimin në Tokë

Artemis II po përdor të njëjtën manovër të ekzekutuar nga misioni i famshëm Apollo 13, pas mesazhit historik “Houston, we have a problem”.

Një shpërthim i bombolës së oksigjenit në misionin e 13-të Apollo zhduku çdo shpresë për një ulje në Hënë në prill të vitit 1970, me mbijetesën e ekuipazhit të përjetësuar në filmin e vitit 1995, me protagonist Tom Hanks.

Shumë njerëz e dinë, si rezultat i filmit, se Apollo 13 përdori manovrën e quajtur “slingshot” për t’u kthyer në Tokë – pavarësisht dëmit të shkaktuar nga shpërthimi.

Manovra “slingshot”

E njohur si trajektore hënore me kthim të lirë, kjo rrugë pa ndalesa për në Tokë shfrytëzon gravitetin e Tokës dhe të Hënës, duke zvogëluar nevojën për karburant.

Këtë herë, për Artemis II, është një pjesë e planifikuar e misionit, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Është një manovër qiellore që do t’i vendosë astronautët në rrugën e duhur për në shtëpi, sapo të dalin nga pas Hënës sonte.

Ndryshe, misioni Apollo 13 raportoi shpërthimin e tij ndërsa anija kozmike ishte 321,868 larg Tokës.

Komandanti Jim Lovell dhe dy astronautët e tjerë në bord – Fred Haise dhe Jack Swigert – mezi mbijetuan. /Periskopi

Shpërndaje në: