Naftëtarët paralajmërojnë protesta kundër vendimit të Qeverisë

Naftëtarët paralajmërojnë protesta kundër vendimit të Qeverisë

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka paralajmëruar protesta, duke reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për çmimet e derivateve.

Ai tha se ky vendim po i dëmton bizneset, ndonëse po respektohet nga naftëtarët.

“Po është vendim i gabuar dhe dëmton bizneset dhe disa nga pikat mund të bankrotojnë. Askund në botë nuk ka këso zhvillime dhe i detyrojnë bizneset që ta blejnë dizelin 1.86 dhe të shitet 1.86 €”, tha ai për RTV21.

Naftëtarët kërkojnë që Qeveria ta rishqyrtojë urgjentisht vendimin, në të kundërtën, Berjani paralajmëron masa të tjera.

“Pas një takimi dhe presioni u kërkua që të ndryshohet ky vendim ose të protestohet”, është shprehur Berjani.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar të hënën se çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbesin të njëjta sikur në ditën paraprake

 

Pra, për sot, 6 prill, çmimet maksimale të lejuara janë: Nafta (dizel) deri në 1.86 euro/litër, kurse benzina 1.49 euro/litër.

Shpërndaje në: