Zhegrova mbetet në stol në fitoren e Juventusit
Futbollisti i Juventusit, Edon Zhegrova, nuk e fitoi rastin të paraqitet në ndeshjen kundër Geonas në Serie A.
Ylli kosovar i futbollit mbeti në stol në fitoren 2:0 të Juves në Torino.
Ndeshja Juventus – Genoa i takoi javës së 31-të, ndërsa golat e fitores i shënuan Gleison Bremer në minutën e katërt për 1:0 dhe Weston McKennie në minutën e 17-të.
Pas fitores ndaj Genoas të hënën mbrëma, Juventusi i afrohet vendit të katërt. Me 57 pikë, mbetet një pikë prapa Comos që mban vendin e katërt.
Genoa zë pozitën e 14-të me 33 pikë.



