Haziri për çështjen e presidentit: Kompromisi është vlerë e jo dobësi

Haziri për çështjen e presidentit: Kompromisi është vlerë e jo dobësi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka shkruar lidhur me çështjen e presidentit.

“Populli i Kosovës është europian me orientim, nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj euroatlantike, ku LDK tash e 37 vjet beson, punon e ndërton! Prilli është muaji që do të determinojë nëse ka vullnet politik në Kosovë, nëse ka marrëveshje për bashkëpunim, pa të cilën nuk del rezultati, sepse pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera politike e jo dobësi”, shkroi ai.

Ai tha pa marrëveshje për bashkëpunim s’do të ketë rezultat dhe se kompromisi është vlerë.

“Sa më shumë fiton mbështetje, bëhesh më i përgjegjshëm, sepse duhet ndarë me të tjerët. Në të kundërtën, Kosova, për mungesë pragmatizmi, duhet të zgjedhë përmes gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese ose zgjedhjeve 8-milionëshe. Ky popull i Kosovës është europian me orientim, nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj euroatlantike, ku LDK tash e 37 vjet beson, punon e ndërton”, tha Haziri.

Shpërndaje në: