Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese, KFOR jep detaje
KFOR ka njoftuar për një ushtrim të përbashkët që është kryer nga ushtarët nga Austria, Italia dhe Rumania, që janë operatorët për asgjësimin e mjeteve shpërthyese.
KFOR ka bërë të ditur se, ushtrimi u zhvillua në një zonë të caktuar, në përputhje të plotë me procedurat e vendosura të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.
”Ky aktivitet i rregullt pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të bashkëpunuar me institucionet vendore, për të forcuar partneritetet dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi:
Forcat e Kosovës të udhëhequra nga NATO (KFOR), operatorët për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD) nga Austria, Italia dhe Rumania, të caktuar në Grupin e Përbashkët për Mbështetje Logjistike (JLSG) dhe që veprojnë nën koordinimin e Inxhinierëve të Përbashkët të Shtabit të KFOR-it (HQ J-Eng), zhvilluan një aktivitet të përbashkët trajnimi me Qendrën e Trajnimit MAT-Kosovo (TC) në poligonin e demolicionit në Harilaq/Ariljaçë.
Aktiviteti u zhvillua në një zonë të caktuar, në përputhje të plotë me procedurat e vendosura të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.
Ky aktivitet i rregullt pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të bashkëpunuar me institucionet vendore, për të forcuar partneritetet dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.



