Zajednica…? – Kur ndodhi përçarja e parë e Vjosa Osmanit me Kurtin, flet ish-Presidentja

Zajednica…? – Kur ndodhi përçarja e parë e Vjosa Osmanit me Kurtin, flet ish-Presidentja

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka rrëfyer rreth raporteve me kryeministrin Albin Kurti, të cilat filluan të prishen me Marrëveshjen e Brukselit.

Në një intervistë në Pressing, ajo ka shpjeguar prapaskenat dhe qëndrimet ndryshe nga Marrëveshja e Brukselit, e deri tek Plani i Implementimit.

“Unë i kam parë dallimet si krejtësisht normale sepse do të ishte e frikshme sikur të pajtoheshim për gjithçka. Kemi pasur interpretime të ndryshme të marrëveshjes së Brukselit, për mua ka qenë shqetësues neni 7, pastaj neni 10, që konfirmoi ato që nënshkruan Thaçi dhe Mustafa, janë pjesa e fundit e marrëveshjet. Por, kam thënë që kjo marrëveshje ka edhe disa nene të mira.

Ajo që kam kërkuar publikisht, që ka qenë dallim, ka qenë që neni 7 të specifikohet përmes aneksit dhe negociatave se çka kërkohet nga Kosova, se aty ka paqartësi të mëdha, çka nënkupton vetmenaxhimi, Kisha Ortodokse serbe. Këto kanë qenë kërkesa publike.

Këto nuk u qartësuan, kanë shkuar në një pikë edhe më keq me aneksin e Ohrit. Qeveria ka pasë qëndrim tjetër gjatë negocimit të planit të implementimit me Lajçakun, unë kam pasur kërkesa të tjera. Nga ajo që është na dorëzuar, për aq sa na është dorëzuar se s’e di çka është folur në takime…Ka pasur kërkesa, kanë qenë shumë të të larta në raport me Lajçakun dhe ai arsyetohej se Qeveria ka kërkuar të jetë fusnota, unë kam kërkuar që së pari Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Unë kam kërkuar që ajo të jetë e para, dhe jo e fundit. Serbia i merrte të gjitha, dhe në fund, thjesht tërhiqen sepse nuk i besohet Serbisë. Ai plan i implementimit kurrë nuk është arritur, tash me z.Sorensen besoj që do të riaktualizohet, nuk e di se si, e pam edhe këtë që u pa si kompromis i Kosovës sa i përket strukturave ilegale, ndoshta edhe ajo është rruga përpara” , tha ajo.

Shpërndaje në: