Cuadrado: Juve sakrifikoi dhe u kualifikua me meritë
Mesfushori kolumbian, Juan Cuadrado është shprehur se Juventusi e meritoi kualifikimin për në gjsmëfinale.
Zonja e Vjetër e eliminoi Barcelonën me rezultat të përgjithshëm prej 3-0 falë fitores në Torino, pasi në Camp Nou rrjetat mbeten të paprekuara.
“Erdhëm këtu të vetëdijshëm se jemi skuadër e madhe dhe se e tillë është edhe Barcelona, por mund të shihej uria jonë, shpirti për sakrificë dhe mendoj se e merituam”.
“Bëmë gjithçka që provuam në stërvitje, është turp që kundërsulmet nuk rezultuan me gol, por më i rëndësishëm ishte kualifikimi”, ka deklaruar Cuadrado për Mediaset Premium. /Periskopi/



