Kërkoheshin nga INTERPOL, ekstradohen dy persona – Njëri për në Kosovë e tjetri për në Shqipëri
Dy persona, njëri për në Kosovë e tjetri prej Kosovës në Shqipëri, janë ekstraduar për shkak se i shmangeshin organeve të drejtësisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një njoftimi për media, ku thuhet se I.A., shtetas kosovar, u ekstradua nga Gjermania në Kosovë, pasi që po kërkohej nga institucionet e drejtësisë vendor.
“Dje, më 07.04.2026, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, shtetasi kosovar me inicialet I. A., pasi që i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, më 08.04.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri shtetasi kosovar me inicialet N.C., pasi që i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë shqiptare.



