Qeveria refuzon heqjen e akcizës – Bahtiri nervozohet me naftëtarët: Ulni menjëherë çmimet

Qeveria refuzon heqjen e akcizës – Bahtiri nervozohet me naftëtarët: Ulni menjëherë çmimet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri është nervozuar me naftarët.

Bahtiri ka kërkuar uljen e menjëhershme të çmimeve të derivateve, transmeton Periskopi.

Ai ka “harruar” se Qeveria Kurti ka refuzuar të heq akcizën për çmimet e derivateve.

Postimi i plotë:

THIRRJE PËR ULJE TË MENJËHERSHME TË ÇMIMEVE!

Si deputet i Kuvendit të Kosovës, u bëj thirrje naftëtarëve në vendin tonë që të reflektojnë menjëherë uljen e çmimeve edhe në Kosovë, sikurse që po ndodhë gjetiu.

Kur ishte puna për t’i rritur çmimet, i rritët pa vonesë e pa përtesë, i ndryshonit tabelat ende pa i shpenzuar rezervat që i kishit blerë me çmim të lirë.

Sot, kur tregjet po stabilizohen dhe situata globale po normalizohet, nuk ka asnjë arsyetim për mosveprim.

Qytetarët nuk mund të jenë viktimë e standardeve të dyfishta. Reflektoni në të mirë të tyre.

AB.

Shpërndaje në: