Ali Ahmeti u shkruan letër ndërkombëtarëve për zhvillimet në Maqedoni të Veriut

Ali Ahmeti u shkruan letër ndërkombëtarëve për zhvillimet në Maqedoni të Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se kryetari i saj, Ali Ahmeti u ka dërguar një letër të hapur partnerëve ndërkombëtarë lidhur me zhvillimet e fundit politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit, letra që mban datën e 3 prillit të këtij viti, i është përcjellë edhe ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe liderëve botërorë dhe personaliteteve të njohura ndërkombëtare.

Siç ka njoftuar BDI-ja, në hyrje të letrës, Ahmeti ka theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të BDI-së ndaj zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ndërtimit të një shteti demokratik dhe multietnik, si dhe integrimit euroatlantik të vendit.

Ai ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit politike që prekin këto arritje, përfshirë heqjen e mekanizmit të balancuesit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të komuniteteve, sfidat në funksionimin e institucioneve që zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe iniciativat për minimin dhe kontestimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes kësaj letre, Ahmeti ka kërkuarangazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë për ruajtjen e arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit, forcimin e stabilitetit dhe avancimin e perspektivës euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shpërndaje në: