Përfaqësuesja e Danimarkës: Serbia t’i sjellë përgjegjësit e sulmit në Banjskë para drejtësisë
Prezantuesja e Danimarkës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Christina Markus Lassen, kërkoi që Serbia të përmbahet nga pengimi i Kosovës për t’u përfshirë në organizata ndërkombëtare.
Ajo tha se marrëveshjet duhet të zbatohen me mirëbesim dhe kërkoi hapa konkretë nga Serbia duke i dërguar para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë.
“Për Serbinë kërkohet që të përmbahet nga pengimi i Kosovës që të përfshihet në organizata ndërkombëtare. Marrëveshjet duhet të zbatohet në mirëbesim. Dhe kërkohen hapa konrekret nga Serbia për të siguruar llogaridhënie duke i sjellur kryesit e sulmit të Banjskes para drejtësisë. Kjo është një çështje që vazhdon të ndikojë negativisht”, tha Lassen.



