Netanyahu: I kam thënë kabinetit të fillojë bisedime të drejtpërdrejta me Libanin
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se i ka thënë kabinetit të tij të fillojë bisedime të drejtpërdrejta me Libanin “sa më shpejt të jetë e mundur”, ka raportuar BBC.
Në një deklaratë të postuar në X në hebraisht, thuhet se ai ia kërkoi këtë kabinetit të tij dje, në dritën e “thirrjeve të përsëritura” nga Libani për të hapur negociata të drejtpërdrejta.
Ai shton se bisedimet do të përqendrohen në “çarmatimin e Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis Izraelit dhe Libanit”.



