Moti sot, temperaturat deri në 11°C
Vendi do të dominohet nga mot kryesisht me diell gjatë ditës së sotme, ndërsa vranësira të herëpashershme pritet të shfaqen kryesisht në zonat malore.
Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometerologjik, do të lëvizin nga -2 deri në 1 gradë Celsius, duke sjellë mëngjese të ftohta, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8 deri në 11 gradë Celsius.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi të lehtë, prej 1 deri në 5 metra në sekondë./Periskopi



