Xhelal Sveçla paraqitet në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës
Ministri i Punëve të Brendahme Xhelal Sveçla eshtë paraqitur në Gjykatë per rastin e gazit lotsjellës.
Gjykata ka marrë vendim që ta ndajë procedurën penale ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nga ajo e të pandehurve të tjerë në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018.
Sot gjatë ditës gjyqtari Sabit Sadikaj tha se të pandehurit Fitore Pacolli Dalipi dhe Salih Zyba e kanë njoftuar Gjykatën për mosprezencën e tyre në Gjykatë, ndërsa për të pandehurën Drita Millaku gjyqtari tha se nuk ka dëshmi se e njëjta e ka pranuar ftesën.
Gjyqtari Sadikaj njoftoi se për tre të pandehurit do të lëshohet ftesë dhe urdhëresë për sjellje me detyrim./kohe.net/



