Juventusi konfirmon rinovimin e kontratës së Spallettit përmes një videoje
Klubi italian Juventus ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me trajnerin Luciano Spalletti deri në vitin 2028.
Gjiganti i Serie A e bëri publik lajmin sot (e premte), duke shpërndarë edhe një video ku trajneri italian u komunikon vendimin lojtarëve.
Trajneri nga Toskana vlerësoi klubin dhe skuadrën përpara se të konfirmonte marrëveshjen e re:
“E konsiderova më të rëndësishme, para së gjithash, t’ju tregoj juve këtë fakt, kemi vendosur të zgjasim kontratën edhe për dy vite të tjera”.
“Dua që ta dini ju të parët, para se lajmi të bëhet publik. Po jua them sot. Natyrisht, kemi sfida përpara, por jam i bindur se me ju do të jenë sfida të mëdha, sepse do t’i përballoj me qëndrimin dhe forcën tuaj, siç keni bërë gjithmonë”.
View this post on Instagram
Luciano Spalletti mori drejtimin e bardhezinjve në fund të tetorit, duke zëvendësuar Igor Tudor, fillimisht me një kontratë deri në fund të sezonit, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Nën drejtimin e tij, Juventusi ka regjistruar 17 fitore në 31 ndeshje, 8 barazime dhe 6 humbje, duke treguar një formë të qëndrueshme dhe progres të dukshëm/Periskopi



