Strategji e menduar nga Simeone, vë rezervat ndaj Sevillës

Strategji e menduar nga Simeone, vë rezervat ndaj Sevillës

Aktualisht po zhvillohet ndeshja Sevilla-Atletico Madridi.

Ndeshje kjo jo me rëndësi për Atleticon, por një jetike për Sevillan e cila lufton për mbijetesë.

Ajo çka bie në sy është 11-shja që ka vendosur “Cholo” për këtë ndeshje, ku vendosi që të luante me rezervat dhe duke lënë në stol yjet, raporton Indeksonline, transmeton Periskopi.

Kjo shihet si një taktikë nga argjentinasi, i cili dëshiron të ketë lojtarët gati për ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Aktualisht, Atletico po humbet nga Sevilla me rezultat 1-0./Periskopi/

Shpërndaje në: