Teherani: Askush nuk priste një marrëveshje në raundin e parë të negociatave
Teherani tha të dielën se “askush nuk priste” që SHBA-të dhe Irani të arrinin një marrëveshje në raundin e parë të negociatave.
“Që në fillim ishte e qartë se nuk duhet të presim të arrijmë një marrëveshje në një seancë të vetme.
“Askush nuk e priste këtë”, tha Esmaeil Baqaei, zëdhënës diplomatik iranian, për televizionin shtetëror iranian, pas njoftimit të dështimit të bisedimeve në Islamabad për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se ishte “i sigurt se kontaktet tona me Pakistanin, si dhe me miqtë tanë të tjerë në rajon, do të vazhdojnë”, transmeton ANSA.
Sipas raportimeve, delegacioni i Teheranit i dërguar në Islamabad është larguar tashmë nga Pakistani.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance thotë se SHBA-të dhe Irani nuk kanë arritur një marrëveshje pas bisedimeve të paqes me rrezik të lartë në Islamabad të Pakistanit, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Vance thotë se Irani zgjodhi “të mos i pranonte kushtet tona”, duke shtuar se SHBA-të duhet të shohin një “angazhim themelor” nga Teherani për të mos zhvilluar armë bërthamore.



